Lutfi Haziri shprehet i bindur se LDK do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.
Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, ka postuar disa fotografi nga tubimet që kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani i ka pasë në fshatrat Gjonaj dhe Korishë, si dhe Prizren.
Haziri ka thënë se Prizreni e ka përkrahur LDK-në dhe Vjosën, derisa ka shtuar se “LDK ka me fitu rrast”.
“Prizreni edhe sot po e përkrah LDK’në dhe Vjosën. Kemi me fitu përnime, kemi me fitu shumë, kemi me fitu rrast. Përveç në fushatë, Vjosën kemi me e mbështetë edhe më 7 tetor bashkë me ekipin qeverisës, të cilët do ta kthejnë besimin dhe shpresën në Republikë. Kemi nevojë për shtet përnime, për dije dhe Kushtetutë. Faleminderit Prizren!”.