Haziri i reagon ashpër Veselit: Mos u fsheh në strofull të lepurit, nëse e do Amerikën jep dorëheqje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Haziri i reagon ashpër Veselit: Mos u fsheh në strofull të lepurit, nëse e do Amerikën jep dorëheqje

22:59 | 15 Mars 2019

Haziri ka thënë se Veseli nuk ka pse të kërkojë dorëheqjen Haradinajt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për qëndrimet e tij lidhur me taksën dhe raportet me Amerikën.

Haziri ka thënë se Veseli nuk ka pse të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në Debat plus në Tv Dukagjini, Haziri ka thënë se Veseli mund të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, meqë është partneri kryesor i koalicionit qeverisës.

“Nuk ka pse të dalë e të ankohet me lot krokodili për prishje të raporteve me Amerikën, të cilën thotë se e do më shumë se familjen e tij. S’ka pse ta bëjë atë. Mjafton të japë dorëheqje si partner kryesor i koalicionit edhe zgjidhet kjo çështje. Ai është fajtori kryesor për krejt këtë situatë”, ka thënë Haziri.

“Ai po rri në strofull të lepurit të vetë edhe po u kërkon llogari të tjerëve, përfshirë opozitës. Kjo është politikë e dyfishtë që di ta bëjë vetëm PDK’ja”, shtoi Haziri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!