Haziri i VV-së: LDK’ja nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK’së, sepse nuk ka pasur kurrë

18:39 | 26 Shtator 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, nuk po i kursen kritikat për LDK-në.

Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

Ai ka thënë se në secilin mandat që LDK ka qenë në qeveri ose pjesë e saj, afër e ka pasur edhe PDK-në, pasi që janë të njejtë në trajtimin e shtetit, parasë publike e mentalitetit qeverisës dhe se vijë të kuqe LDK nuk ka pasur për asgjë sepse çkado që ka thënë qe nuk e bëjnë, e kanë bërë.

“Shumica dërmuese e vendimeve të tyre, kanë qenë në kundërshtim me premtimet ndaj elektoratit. Për më keq, shumica prej veprimeve të tyre, kanë qenë në dëm të qytetarëve e për përfitime personale – ashtu siç po tentojnë ta bëjnë riformatimin e qeverisë. Zullumi këputet duke u trashur, dijeni”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Komento: