Haziri ia rendit “dështimet” VV-së në Gjilan, e kritikon për abuzim me paranë publike e nepotizëm

20:59 | 13 Janar 2024
haziri-ia-rendit-“deshtimet”-vv-se-ne-gjilan,-e-kritikon-per-abuzim-me-parane-publike-e-nepotizem

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka shprehur pakënaqësitë e saj me qeverisjen komunale.

Kryetari i degës, Lutfi Haziri ka paraqitur, “7 dështimet” e qeverisjes.

“Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keqqeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Tutje qeverisja e tanishme e Gjilanit është akuzuar nga LDK edhe për mungesë të parneritetit me me organizatat e fuqishme financiare në Evropë dhe SHBA.

“Politika tinëzare është instaluar tash e dy vjet në Gjilan, ka bërë politikë tinëzare me partinë e tyre, me ish-partnerin qeverisës e po mundohet që ta shtrijnë këtë edhe përtej. E keqja e madhe është që politika e ‘mizevirit’, është munduar edhe heronjtë tanë t’i ndajë.
Fatkeqësisht kjo komunë e ka shtrirjen e veprimit Gjilan, Podujevë dhe Shtime, duke mos bërë asnjë partneritet me organizatat e fuqishme financiare në Europë dhe SHBA. Kur s’ka politika zhvillimore, e bëjnë politikën e mizevirit”, thuhet tutje në komunikatë.

Komento: