Haziri: Kemi dalë me një plan 7-pikësh, kryetari Abdixhiku ka filluar ta diskutojë këtë me grupe përtej partiake

22:11 | 25 Korrik 2023
haziri:-kemi-dale-me-nje-plan-7-pikesh,-kryetari-abdixhiku-ka-filluar-ta-diskutoje-kete-me-grupe-pertej-partiake

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se “LDK dallon nga të gjithë të tjerët, LDK bën opozitë konstruktive”.

Haziri në  tha se LDK-ja gjithmonë i ka pasur situatat e qarta nëpër të cilat po kalon vendi dhe gjithmonë ka dhënë rekomandime, zgjidhje për të dal nga krizat.

“Për dallim nga partitë tjera opozitare LDK-ja gjithherë ka pasur politika të qarta, rekomanduese, deri tek kjo e fundit e shtensionimit të situatës në veri. Kemi dal me një plan 7 pikësh. Kryetari Abdixhiku ka filluar ta diskutojë këtë me grupe përtej partiake. Dhe fazën e parë po e përfundojmë suksesshëm”, ka thënë Haziri.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, sanksionet për Kosovën prekin jo vetëm politikën por dhe ekonominë; dhe se sipas Hazirit, marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në e NATO-n duhet të përmirësohen sa më shpejt.

Komento: