Haziri: Kemi të dhëna të sakta se Kurti i interviston aplikantët në ndërmarrjet regjionale

17:52 | 21 Shtator 2023
haziri:-kemi-te-dhena-te-sakta-se-kurti-i-interviston-aplikantet-ne-ndermarrjet-regjionale

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se kanë të dhëna të sakta se kryeministri Kurti i merr në pyetje kandidatët që aplikojnë nëpër ndërmarrje regjionale.

Duke folur për atë se ende nuk është caktuar kryeprokurori i shtetit, Haziri tha se ka ndodhur për shkaqe banale.

“Kjo ka ndodhë për shkaqe banale, se kryeministri ka thënë nëse nuk më pëlqen mua, atij dhe këtij, nuk mundet me u bë, d.m.th. duhet me të bo intervistë kryeministri”, tha ai në t7.

“Ne kemi të dhëna të sakta që të shtunave e të dielave anëtarët e bordeve, komisioneve e pavarura dhe emërimet e tjera, kryeministri i merr në intervistë jashtë të drejtës së vet ligjore. Ia çojnë listat, i thirr njerëzit, i merr intervistë gojore, për bordin e ndërmarrjeve regjionale.”

“Ne e kemi parë deri ku shkon marrëzia e shtetit, edhe me i thirr njerëzit në vikend, e pasditeve vonë se ministrja nuk din me bë vlerësimin, duhet me kapërcy në filtra tjerë”, tha ai.

Komento: