Lutfi Haziri ka komentuar ftesën e Speciales për Haradinajn.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për ftesën nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje për këtë shkak.
Haziri pretendon se ka dijeni për ftesa të tjera për profile të larta politike.
“Ftesa ndaj Haradinaj është vetëm fillimi. Kanë me ardhë edhe 5-6 ftesa të tjera”, ka deklaruar Haziri.
“Procesi po shkon drejt hapjes dhe jo drejt mbylljes”
“Këto janë vetëm ftesa për dëshmi. Shumë shpejt kanë me ardh aktakuzat”
Tutje, kryetari i Gjilanit thotë se faza e luftës po mbyllet dhe tani po hapet faza e drejtësisë.