Lutfi Haziri ka dhënë disa kritika për Qeverinë aktuale të Kosovës lidhur me disa dështime të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri i ka përmendur Qeverisë liberalizimin e vizave, mos zbatimin e reformave, mungesën e koncensusit për dialogun si dhe mungesën e mbështetjes për buxhetin.
Haziri ia ka atribuar koalicionit qeverisës edhe dështimin për anëtarësim në INTERPOL.
Ky është postimi i Hazirit në Facebook:
Nuk u arrit të merret data për liberalizim, nuk u zbatuan reformat, nuk u arrit konsensusi i gjerë për dialogun, nuk u arrit mbështetja e NATO për ushtrinë, nuk u arrit mbështetja për Buxhetin 2019…
A duhet edhe më shumë me listu telashe që PAN-istat po a japin Kosovës ‘dhuratën’ e Krishtlindjeve, pa e përmendur edhe dështimin e takimit të CEFTA nën kryesimin e Kosovës, dështimin e INTERPOL e UNESCO, tërheqjen e 12 njohjeve nga shtetet që ishin radhitur pro Kosovës!