
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për raportet me ndërkombëtarët.
Haziri në “Debat Plus”, tha se fillimisht ndërkombëtarët menduan se Kurti ka ndryshuar, por që sipas tij kjo nuk u doli ashtu.
Ai theksoi se Kurti i ka ndërruar metodat por jo edhe qëllimet politike.
“Kurti i ka ndryshuar metodat dhe jo qëllimet politike. Duke i ndryshu metodat ndërkombëtarët shkaktuan pritje, njëjtë edhe popullit i shkaktoi pritje. Tash po lexohet drejtë tash nuk mund të befasohet për asgjë”, tha ai.
“Ne jemi mundësu që paratë po shkojnë për financim të terrorizmit, dhe grupeve që po sulmojnë. E kemi humb argumentin. Nuk e kemi kapitalizu, kemi dështu dhe e kemi barazu një dinar në qarkullim me diçka që është shumë e madhe, që ne Serbisë duhet me ia atribu që strehon terrorist dhe jo vetëm financon”, tha ai.