Haziri: Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti Ahtisari

23:03 | 03 Maj 2024
haziri:-kurti-ka-ardhur-ne-pozicionin-me-mbrojt-kushtetuten-e-kosoves-qe-eshte-dizajnu-nga-presidenti-ahtisari

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti Ahtisari.

“Kosova dhe Serbia tani janë në ngërç. Kosova është e hendikepuar dhe ka masat ndëshkuese, ka kufizime në takime ndërkombëtare, ka shumë pengesa në këtë drejtim. Nuk duhet ne të lejojmë me i përngja Serbisë. Serbia ka marrdhënie të kushtëzume edhe me tutje. Nuk munden me ec pa u normalizu marrdhëniet por kjo nuk duhet me na ba ne dekonstruktiv, arrogantë në sjellje karshi partnerëve tanë. përkundrazi ne duhet të jemi pragmatik, ofertues se shpesh flitet nga qeveria se çfarë kemi me dhënë  apo me ofru. Tani kjo qeveri ka ardhur në pozicionin ku zoti Kurti me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti Ahtisari në procesin e Vjenës, kundërshtuesi më i madh i presidentit Ahtisari është bëre mbrojtësi më i madh i tij”

Komento: