Haziri: LDK-ja nuk e përjashton pjesëmarrjen në takim me VV-në, por Glauku nuk është thirrës legjitim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haziri: LDK-ja nuk e përjashton pjesëmarrjen në takim me VV-në, por Glauku nuk është thirrës legjitim

00:08 | 04 April 2025
haziri:-ldk-ja-nuk-e-perjashton-pjesemarrjen-ne-takim-me-vv-ne,-por-glauku-nuk-eshte-thirres-legjitim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se partia është e gatshme të shqyrtojë pjesëmarrjen në takimet e paralajmëruara, por nuk e konsideron Glauk Konjufcën si thirrës legjitim të tyre në këtë fazë.

Haziri tha se takimet politike duhet të kenë format dhe agjendë të qartë, duke shtuar se nuk është e qartë nëse Konjufca po flet si nënkryetar i Vetëvendosjes apo si kryetar i Kuvendit.

“Në nivelin e takimeve definohet agjenda, formati, nevoja e takimit – gjithçka duhet me u ditë saktë para se me shku. LDK-ja do ta shqyrtojë seriozisht këtë çështje, sikur çdo çështje tjetër”, tha Haziri.

Ai vlerësoi se është paradoksale që Konjufca kërkon takim me opozitën, ndërkohë që Kurti takon liderët e minoriteteve në zyrat e Qeverisë.

Komento:
loading