Haziri: Monumenti i ‘Beau Biden’ pa përkujdesje, Qeveria aktuale nuk besoj se e din që ekziston një memorial i tillë

09:50 | 18 Korrik 2024
haziri:-monumenti-i-‘beau-biden’-pa-perkujdesje,-qeveria-aktuale-nuk-besoj-se-e-din-qe-ekziston-nje-memorial-i-tille


Ish- kryetari i Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, meritat për mirëmbajtjen e memorialit “Beau Biden” në fshatin Sojevë, ia adreson vetëm kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut dhe shton se Qeveria, sipas tij, as nuk e dinë që ekziston një memorial i tillë.

“Krejt çka kam pa deri më tani, është ndërhyrja e kryetarit të Ferizajit Agim Aliu, që bën kohë pas kohe, do të thotë e mirëmban dhe angazhohet, por Qeveria aktuale totalisht, nuk besoj se e din që egziston një memorial i tillë dhe që është në listë, e cila duhet të përkujdeset sepse është në kuader të mirëmbajtjeve të rrugëve dhe ambienteve. Për mirëmbajtjen institucionale për lapidar dhe për vlera të tilla është agjensioni i shtetit, Qeveria duhet të tregoj një lloj kujdesi të veçantë”, ka potencuar Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, ka folur edhe për memorialin tjetër në nder të ‘Beau Biden’, që është i vendosur në hyrje të këtij qyteti, i cili u realizua me idenë e tij gjatë vitit 2020.

Haziri thotë se të dy memorialet kanë mbetur pa përkujdesje.

“Memoriali është në dy pjesë, në fshatin Sojevë afër kampit Bondstill, ku Beau Biden ka shërbyer si ushtarak në kuader të forcave amerikane paqeruajtëse në fillim, kurse memoriali i dytë është vendosur në hyrje të Gjilanit prej rrugës së Ferizajit, poashtu në perkujtim të tij sepse ka qenë një nga vendet ku ne kemi zgjedhur për këtë memorial. Faktikisht kanë mbetur të dy këto monumente pa përkujdesje”, u shpreh Haziri.

Komento: