
Lutfi Haziri nuk ka marr pjesë në mbledhjen e LDK-së për mandatarin.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbledhur Kryesinë e saj për të diskutuar rreth emrit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re.
Klani mëson se në këtë takim nuk ka qenë prezent nënkryetari Lufti Haziri për shkak të problemeve shëndetësore.
Klan Kosova po ashtu mëson se Kryesia e LDK-së e ka zgjedhur Avdullah Hotin si mandatar për formimin e Qeverisë së re pa u shpërbërë Kuvendi apo pa shkuar vendi në zgjedhje.