Haziri organizoi tubim në mbështetje të Osmanit.
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë mbledhur mijëra kryengritës në qytetin e Gjilanit për të mbështetur kandidaturën për kryeministre të Vjosa Osmanit.
Ai falënderoj rininë, burrat dhe gratë e Gjilanit për mbështetjen plebishitare.
“Falëmnderit rinisë, burrave dhe grave të Gjilanit për këtë mbështetje plebishitare”, shkroi Haziri
Në fund Haziri i falënderoj për besimin e tyre karrshi LDK’së.
“Faleminderit për besim!”, përfundoi Haziri.