Haziri për Dejona Mihalin: Komisare që kontrollon tenderë

19:27 | 26 Shtator 2024
lutfi-haziri:-takimi-mes-kurtit-dhe-vuciqit-do-jete-pa-efekt

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas akuzave të koordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali ndaj deputetes Hykmete Bajrami për lidhje me një biznes.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se Mihali u ftua nga organet e drejtësisë si e dyshuar për kontroll ndaj parasë publike që investohet nga qeveria.

“E dyshuar për kontroll ndaj parasë publike që investohet nga qeveria, ajo u ftua nga organet e drejtësisë dhe në vend të shpjegimit ajo akuzon nënkryetaren e LDK-së, deputeten Hykmete Bajrami, për me keq e lidh pa asnjë bazë me një biznes shumë të suksesshëm”.

Haziri përmes këtij reagimi e quajti Mihalin ‘komisare që kontrollon tenderë’.

“Nuk është rastësi se prof. Hykmetja gjeti dhe publikoi tenderët sekret të qeverisë që dalin nga skutat e VV-së, ku është pozicionuar komisarja që kontrollon këta tenderë.

Të shkretit nuk e njohin Hykmete Bajramin ende. Ajo ka ende çka me fol e faktu, por mos kërcënoni biznese për të krijuar pssiguri juridike”.

Nënkryetari i LDK’së është i bindur se Kosova nuk ka qeveri, por VV’ja thotë se ka qeveri në Kosovën që s’e deshi më 17 shkurt 2008 dhe tani sipas tij, po e izolon atë.

“Kështu qysh ka ardhë puna, jemi edhe më të bindur se Kosova nuk ka qeveri, por Lëvizja Vetëvendosje ka qeveri në Kosovën qe s’e deshi më 17 shkurt 2008 dhe tani po e izolon. Atë që nuk e do, natyrisht që e izolon deri në falimentim!”, përfundon Haziri.

Komento: