Haziri për ditën e 18-të të protestës: Nuk lodhemi, nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar

12:29 | 03 Tetor 2026

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen sonte në ditën e 18-të të protestës, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi, Haziri ka shprehur vendosmërinë për vazhdimin e protestës. “Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Dhe nuk largohemi pa u dëgjuar!”, ka shkruar ai.

Haziri ka përsëritur se protesta mbahet në mbështetje të UÇK-së dhe në kërkim të drejtësisë. “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”, ka përfunduar ai.

Komento: