Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike

20:38 | 24 November 2024
haziri-per-presidenten-osmani:-e-tepert-te-diskutohet-rikthimi-ne-parti-politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë idenë që presidentja Vjosa Osmani, të rikthehet në LDK në një drejtim të ri eventual.

Ai madje në një prononcim për klankosova vlerësoi se është e tepërt të diskutohet rikthimi i saj në parti politike.

”Një presidente që është në detyrë nuk sheh mbrapa”.

”Ajo sheh përfundimin e mandatit të saj apo synimin për një mandat tjetër. Është e tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike”, u shpreh ai.

Kjo pas simptomave për çarje raportesh me kryeministrin Albin Kurti dhe një pjesë të Listës Guxo, e cila u kuptua mes rreshtash nga fjalimi vjetor i presidentes, javën që lamë pas.

Mbi këtë situatë, si ish-bashkëpartiak i saj, tutje Haziri shton se Osmani duhet të jetë mbi palët.

”Vjosa Osmani është Presidente e Republikës dhe është mbi palët”.

”Ajo do të duhej ta ushtronte rolin e saj kushtetues dhe asgjë tjetër”.

”Ne para tre vitesh, rolin e saj ia kemi besu në një siguri të vetme, ta zbatojë detyrën e saj kushtetuese dhe të mos lejojë të bëhet pjesë e axhendave politike të Vetëvendosjes”.

Komento: