Haziri për tragjedinë në Gjilan: Lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë

15:05 | 18 Shkurt 2020

Një ngjarje e rëngë ka tronditur Gjilanin sot.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka mbledhur organet emergjente të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndjen dhembjen e madhe me familjen e gjerë dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë Haziri.

Komento: