Haziri për Urën e Badovcit: Kjo Qeveri po përjashton rreth 400 mijë banorë të Anamoravës, ka humbur shpresa se ajo urë mund të bëhet

10:06 | 06 Korrik 2024
haziri-per-uren-e-badovcit:-kjo-qeveri-po-perjashton-rreth-400-mije-banore-te-anamoraves,-ka-humbur-shpresa-se-ajo-ure-mund-te behet


Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti nuk po e përmbajnë asnjë premtim të saj. Duke folur për urën tridhjetë metërshe të Badovcit, thotë se kjo urë po shkakton pakënaqësi të mëdha për qytetarët e asaj pjese.

‘’Sikur çdo premtim që nuk e kanë mbajtur fjalën. Autostrada e Gjilanit është premtuar, por nuk është punuar asgjë, nuk është krye asgjë. Zero punë, nuk është punuar në projektet tjera në Gjilan e maja kësaj është rruga e Badovcit, që tash njerëzit po e quajnë rruga e gjarprit për shkak të devijimit që është bërë atje, Ura Shenjt e Gjilanit që po vazhdon të shkaktoj pakënaqësi’’, thotë ai.

Haziri, për rrugën në të cilën gjendet edhe ura tridhjetë metërshe e Badovcit, thotë se është si rruga më e ngarkuar dhe se sipas tij, qytetarët kanë humbur shpresën dhe besimin se kjo urë mund të përfundoj tash.

‘’Është rruga më e ngarkuar dhe më e neveritshme që sot në Kosovë është. Nuk janë duke besuar se kryhet kjo punë, e kanë humbur besimin. Ky korridor i lidhë edhe qytetarët e Luginës. Definitivisht ky është përjashtim dhe nënçmim për popullin e Anamoravës, kjo Qeveri e ka përjashtuar këtë popull’’, thekson ai.

Ai potencon se Qeveria Kurti me gjëra të tilla po përjashton banorët e Anamoravës.

‘’Ka pasur vend me diskutua edhe për raporte tjera, por kjo mënyre e përjashtimit të 600 mijë udhëtarëve e 400 mijë banorëve të Anamoravës nga kjo qeverisje, më shumë se mos punë, mos përgjegjësi. Po bëhet fjalë për një urë që është 30 metra punime. Përderisa ne për Autostradën e Gjilanit e kemi ça malin, i kemi lënë 70% të punimeve thuajse të kryne, këta për dy vite e gjysmë asgjë s’kanë bërë’’, u shpreh Haziri për FrontOnline.

 

Komento: