Haziri: Qeveria la gjilanasit pa rrymë 30 orë, mërgimtarët s’ia patën borxh këtë “mirëseardhje”

23:08 | 28 December 2024
haziri:-qeveria-la-gjilanasit-pa-rryme-30-ore,-mergimtaret-s’ia-paten-borxh-kete-“mireseardhje”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria ka lënë gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se pushteti sot viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”.

Këtë, ai e ka cilësuar si “PAkënaqësia n’fundvit”.

“Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë enerjergji elektrike qe më shumë se 30 orë.

Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë.

Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh.” – ka thënë ai.

Tutje, Haziri ka shtuar:

“Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje.

Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna.

Qeveria qendrore sonte e viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”. Sigurisht, sot në këtë event, qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë PAakënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandate”.

Postimi i plotë:

Komento: