Haziri: Qeveria la gjilanasit pa rrymë, mërgimtarët s’ia patën borxh këtë “mirëseardhje”

17:38 | 28 December 2024
haziri:-qeveria-la-gjilanasit-pa-rryme,-mergimtaret-s’ia-paten-borxh-kete-“mireseardhje”

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se i ka lënë gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë në mes të ftohtit.

Haziri tha se Gjilani, prej një komune e cila sipas tij, ishte shembull për nga investimet, qeveria e ka shndërruar në një komunë të territ dhe të mjerimit.

“Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë. Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh”.

““Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndiçim e ngrohje. Kjo përkthehet me atë që LDK në Gjilan e ka thënë në vazhdimësi: kur shkilet vullneti dhe e drejta me tërë fuqinë e arrogancën e pushtetit nga padija e mospuna”, tha Haziri.

Më tej ai njoftoi se qeveria sonte do ta vizitojë Gjilanin në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”, e sipas tij, në këtë event qytetarët së bashku me të do ta manifestojnë “PAkënaqësinë n’fundvit, pakënaqësinë gjatë gjithë këtij mandati”.

“Fundvit n’terr për Gjilanin, edhe një vit i humbur, madje mandat i humbur për komunën tonë! Ky nuk është fundvit i keq,por mandat i keq e dëshpërim. Qytetarët dhe bashkatdhetarët nuk ia patën për borxh mbylljen e vitit në këtë mënyrë denigruese”, tha ai.

Komento: