Haziri: Ramush, shefi ka me të lënë në lloç – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haziri: Ramush, shefi ka me të lënë në lloç

22:33 | 28 Janar 2019

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur që kryeministri Haradinaj po braktiset nga Kadri Veseli dhe për një gjë të tillë ai është paralajmëruar kohë më parë.

Komentet e Hazirit vijë pak orë pasi i pari i PDK-së propozoi pezullimin e taksës ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja për një periudhë 120 ditëshe.

“Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN-it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!’, shkruan Haziri në Facebook.

Ndërkohë vetë Haradinaj, po sonte, në një intervistë për syri.net nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të jetë java e tij e fundit si kryeministër.

Komento: