Haziri reagon pas vendimit për kufizimin e lirisë së lëvizjes në Gjilan

20:13 | 13 Korrik 2020

Nga sonte në Gjilan kufizohet liria e lëvizjes, Lutfi Hazirit ka bërë një reagim në lidhje me këtë vendim.

Deri në pesë ditë po presin qytetarët e Gjilanit për rezultatet e testeve për Covid-19.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri thotë se qytetarët po presin rezultatet e testeve të kryera më 8,9,10 dhe 11 korrik.

Ndërkohë ai ka fituar qytetarët që të respektojnë masat e reja të kufizimit të vendosur nga mbledhjen e sotme të qeverisë.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

#Dita123. Brenda katër muajve të përballjes me #COVID19, Gjilani ka shënuar 286 raste pozitive, 155 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa fatkeqësisht 4 pacientë kanë ndërruar jetë. 15 pacientë pozitivë po trajtohen ne Rapartin e Infektivës në Gjilan, 4 në Prishtinë dhe të tjerët janë në shtëpi.

Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia.

Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë.

Apeloj për kujdes dhe lutem që të shërohen sa më shpejt të infektuarit në hospitalizim apo vetizolim. Kujdesu për vete e familjen!

Komento: