Haziri: Rikthimi i madh po ndodh, LDK është besë dhe shpresë për Kosovën

21:17 | 24 Janar 2024
haziri:-rikthimi-i-madh-po-ndodh,-ldk-eshte-bese-dhe-shprese-per-kosoven

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka deklaruar se gjendja e qeverisjes lokale dhe qendrore në Gjilan po konsiderohen si e lloçit.

Ai ka theksuar dështimin monumental dhe degradimin e paparë të infrastrukturës në qytet, duke përmendur konkretisht problemet me autostradën e Gjilanit, rrugët regjionale, hyrje-daljet e qytetit dhe projektet e tjera.

Nënkryetari i LDK-së, në një postim në Facebook, ka thënë se mbi 50 projekte janë mbetur të braktisura, dhe ata po punojnë për t’i nxjerrë në pah dështimet dhe skandalet në këto projekte.

“Për qeverisjen lokale dhe qendrore që po konsiderohen si qeverisje të lloçit, kemi diskutuar me strukturat e nëndegëve të qendrës në Gjilan. Është fatkeqësi e madhe për qytetarët e Gjilanit ky dështim monumental, ky degradim i paparë i Autostradës së Gjilanit, rrugëve regjionale, hyrje-daljeve të qytetit dhe rrugët tjera. Mbi 50 projekte kanë mbetur të braktisura dhe kemi filluar çdo javë t’i nxjerrim nga 7 dështime e 7 skandale”, ka shkruar Haziri.

Ai ka shtuar se takimet mobilizuese janë duke u zhvilluar në çdo lagje dhe lokalitet, duke përfshirë angazhimin e partisë, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, grupet e interesit dhe partnerëve të tjerë.

Qëllimi i këtyre takimeve, sipas tij, është mobilizimi i frontit opozitar.

Në fund, nënkryetari ka shprehur bindjen se LDK-ja është besa dhe shpresa për Kosovën, duke shtuar se rikthimi i madh po ndodh.

“Do të vazhdojmë takimet mobilizuese në çdo lagje e lokalitet, me angazhim edhe mbi partinë, me organizata të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, grupet e interesit dhe me partnerët, për të mobilizimin frontin opozitar. Rikthimi i madh po ndodh sepse LDK është besë dhe shpresë për Kosovën!”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: