Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se pa LDK-në, s’ka me pas as marrëveshje finale me Serbinë.
Sipas tij, legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime me Serbinë nuk falet, por duhet të fitohet.
“Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtet ndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë bërë sikur të babadimrit, të cilave vetëm PAN-i mundet të iu besojë. Urime i Ri 2019”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu. Urime i Ri 2019!