Haziri takohet me kryediplomatin e Shqipërisë: Diskutuam për koordinim e për realizimin e nismave strategjike që i afrojnë qytetarët

12:25 | 01 Qershor 2026
haziri-takohet-me-kryediplomatin-e-shqiperise:-diskutuam-per-koordinim-e-per-realizimin-e-nismave-strategjike-qe-i-afrojne-qytetaret

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka pritur në takim ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxhën.

Haziri e përshkroi si “të përzemërt” takimin, ku tha se u diskutua, ndër tjerash, për “koordinimin e mëtejmë të veprimeve dhe politikave ndërmjet dy shteteve tona, për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në mbështetjen e proceseve integruese të Kosovës në NATO dhe BE”.

“Në emër të LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku, pata kënaqësinë ta mirëpres në takim ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Në këtë takim të përzemërt, kemi diskutuar për koordinimin e mëtejmë të veprimeve dhe politikave ndërmjet dy shteteve tona, për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në mbështetjen e proceseve integruese të Kosovës në NATO dhe BE, si dhe për realizimin e nismave strategjike që afrojmë më shumë qytetarët dhe forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe brenda shqiptar”, shkroi Haziri në një postim në Facebook.

“E falënderoj përzemërsisht për vizitën në partinë që i vuri themelet e lirisë, pavarësisë e shtetndërtimit, ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”, shtoi ai.

Komento: