Haziri thotë se PAN-i është zhag për toke, kërkon qe vendi të shkoj në zgjedhje

09:36 | 20 July 2019

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, po kërkohet që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se LDK kërkon nga presidenti i Republikës që ta ushtrojë detyrën kushtetuese dhe ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më shpejtë.

Ai tha se nuk duhet të thellohet kriza politike dhe se vendi e situata aktuale politike kërkon legjitimitet politik e o formula për të vazhduar mandatin edhe për ndonjë javë apo muaj.

“Ne nuk e kemi dashur në këtë mënyrë dorëheqjen e z. Haradinaj, por Kosova tashmë është në zgjedhje. LDK kërkon nga presidenti i Republikës që ta ushtrojë detyrën kushtetuese dhe ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më shpejtë. Nuk ka nevojë që të thellohet kriza politike. Vendi, situata aktuale politike dhe vetë akti i dorëheqjes kërkon legjitimitet politik e jo formula artificiale për të vazhduar mandatin për ndonjë javë ose muaj”, tha Haziri.

Haziri shtoi se përgjegjës për situatën në vend është PAN-i, jo veç kryeministri i dorëhequr Haradinaj.

“Çdo tendencë për zhagitje i përngjan vetë koalicionit PAN, i cili sot është zhag për toke. Kjo është arsyeja që gjithmonë ke kemi bërë përgjegjës PAN-in për gjendjen në vend e jo veç kryeministrin. Pra, zgjedhjet i përcakton sovrani e jo PAN-i”, përfundoi Haziri.

Komento: