Haziri thotë se qëndrimi i subjektit të tij është që taksa të largohet

22:12 | 11 Mars 2020

Lutfi Haziri ka folur edhe njëherë për ҫështjen e taksës ndaj Serbisë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se qëndrimi i subjektit të tij është që taksa të largohet.

“Kërkesa e SHBA-së të trajtohet me seriozitet, tarifa të largohet, duhet dhënë shansi dialogut”, ka thënë ai.

Sipas tij, paralajmërimi për largimin e trupave amerikane është shuplakë për të gjithë.

“Mostrajtim serioz i kërkesave të partnerit. Kjo shuplakë diplomatike na përfshinë të gjithëve. Duhet në mënyrë urgjente të ulemi dhe të tejkalojmë dallimet”, ka thënë ai.

Komento: