Haziri tregon se pse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat

00:00 | 05 Korrik 2022

Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosovës i kërkohet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave.

Ai thotë se kjo ka qenë një ndër arsyet pse nuk është dhënë vendimi për liberalizim në qershor.

“Kjo është bërë e qartë edhe në letrat e dërguara nga Shtëpia e Bardhë. Që vendimet duhet të respektohen”, tha ai.
“Duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe duhet të ketë avancim në dialog”, shtoi ai.
Tutje Haziri ka thënë se Kosovës i rrezikohet stagnimi nëse nuk respektohen këto vendime.

“Mbetemi këtu ku jemi”, tha ai në T7.

“Nuk shkon në BE duke shkarkuar borde e duke emëruar borde tjera”, shtoi ai.

Komento: