Haziri: Vetëpërjashtimi i Kosovës në rrjetet regjionale, tregues që Kurti e mban në prioritete qëllimin e tij politik

20:38 | 19 July 2023
haziri:-veteperjashtimi-i-kosoves-ne-rrjetet-regjionale,-tregues-qe-kurti-e-mban-ne-prioritete-qellimin-e-tij-politik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se abstenimi apo vetëpërjashtimi i Kosovës në rrjetet regjionale është tregues që kryeministri i vendit, Albin Kurti, mban në prioritete qëllimin e tij politik.

Haziri tha se LDK-ja nuk ka asnjë rol politik, e sipas tij, edhe në kuadër të masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur karshi Kosovës.

“U tha që ‘shpresoj të jenë të shpejta dhe të lehta! As të shpejta dhe as të lehta për popullin, e në anën tjetër vazhdojnë me takime vrapi në Bratisllave për tërheqje dy hapa mprapa, pa asnjë rezultat”.

“Guri në qafën e Republikes vazhdon ta rëndojë Republikën, por Kurti vazhdon të kalon kohë nëpër konferenca dhe arsyeton politikën e tij të terheqjes para-mprapa edhe kur dënohemi, kufizohemi e kushtëzohemi. Me rëndësi është kush e thotë, e jo çka thotë”, tha Haziri, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se dikush ka vdekur për Kosovë, dikush është në burg e dikush në kuvend e institucione.

“Çka do të lini pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule”, tha ai.

Komento: