Hedhja e mbeturinave në parkun “Te Pishat” në Sllatinë – paralajmërohen gjoba për qytetarët

15:23 | 21 Nëntor 2023
hedhja-e-mbeturinave-ne-parkun-“te-pishat”-ne-sllatine-–-paralajmerohen-gjoba-per-qytetaret

Komuna e Fushë e Kosovës, ka njoftuar se do të gjobitem të gjithë ata qytetarë që hedhin mbeturina në parkun rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit në vazhdimësi ka bërë pastrimin e hapësirave publike, me theks të veçantë hapësirave në parkun rekreativ “TE PISHAT” në Sllatinë.

Lusim qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm për mirëmbajtjen e mjedisit dhe t’i hedhin mbeturinat në shporta apo në kontejnerë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim është thënë se të gjithë duhet të jemi më miqësor me mjedisin në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë.

“Personat të cilët hedhin mbeturina jashtë shportave dhe kontejnerëve do të dënohen me gjoba mandatore nga Inspektorati Komunal”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: