Heidi Lushtaku dhuron 10 mijë euro për Qendrën e të Drejtave të Grave në Drenas

15:08 | 14 November 2024
heidi-lushtaku-dhuron-10-mije-euro-per-qendren-e-te-drejtave-te-grave-ne-drenas

Modelja e njohur nga Kosova, Heidi Lushtaku, ka dhuruar një donacion prej 10 mijë euro për Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Këtë e ka bërë të ditur, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se përmes bashkëpunimit me fondacionin Jahjaga u bë edhe donacioni.

Ato janë pritur nga drejtoresha e qendrës, Kadire Tahiraj dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Bashkë me modelen nga Kosova me famë botërore, Heidi Lushtaku vizituam Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas ku u mirëpritëm nga drejtoresha e qendrës, zonja Kadire Tahiraj dhe Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci. Përmes bashkëpunimit me Fondacionin Jahjaga, Heidi dhuroi një donacion prej 10000 eurosh për gratë e qendrës. Çdoherë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mirë, për fuqizimin e heroinave tona. Nga gratë, për gratë”, ka shkruar Jahjaga, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 4 people

May be an image of 5 people

 

Komento: