Heldt këshillon Hotin: Vazhdojeni punën me standardet e vëna nga qeverisja e mëparshme

11:54 | 04 Qershor 2020

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt kërkon që qeveria e re e udhëhequr nga Avdullah Hoti që të vendos standarde në qeverisje.

Heldt me anë të një shkrimi në Twitter, ka thënë se duhet të bëhet vazhdimi i qeverisjes me transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

“Kosova ka një qeveri të re, të votuar nga shumica e nevojshme e 61 parlamentarëve të zgjedhur. Qeveria e mëparshme me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto tani janë standardet të cilat ne presim të fillohen”, ka shkruar Heldt.

Ai ka shtuar se Kosova përballet me sfida të jashtëzakonshme dhe pasojat e pandemisë COVID-19.

“Ne do të jemi aty bashkëbisedues për Avdullah Hotin dhe qeverinë e tij për punë serioze në agjendë serioze: dialogu i udhëhequr nga BE-ja, jo korrupsion, sundim i ligjit, pa nepotizëm, qeverisje e standardeve të përcaktuara. Për Kosovën dhe njerëzit e saj”, ka shtuar ai.

Komento: