Hellas Verona do të jetë pjesë e Serie A edhe për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Marco Zaffaroni mposhti sonte Spezian, në ndeshjen vendimtare për mbijetesë në elitën e futbollit italian.
Pasi të dy skuadrat e kishin mbyllur sezonin me pikë të njëjta në Serie A, duhej që sonte të zhvillohej mes tyre kjo ndeshje e “play-outit”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Mapei Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3.
Davide Faraoni (5’) dhe Cyril Ngonge (26’, 38’) shënuan golat e fitores për Hellas Veronan.
Golin e vetëm për Spezian e shënoi Ethan Ampadu (15’).
Kështu, Hellas Verona siguroi garimin në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm, kurse Spezia do të jetë pjesë e Serie B.
Nga Serie A kanë rënë edhe Cremonese e Sampdoria.