Javë më parë disa zyrtarë nga KQZ janë helmuar nga disa zarfe që erdhën nga Serbia.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përsëri e ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç se a ka përgjigje se si u helmuan anëtarët e KQZ-së në Kosovë.
Vuçiq ka shprehur ‘keqardhje’ se si BE dhe as përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nuk u morën me një çështje kaq të rëndësishme.
Në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Vuçiq ka thënë se kanë kaluar tre javë që kur anëtarët e KQZ-së ishin ‘helmuar’ në Kosovë, dhe ka përsëritur se sa të jetë gjallë nuk do të heq dorë nga kërkimi i një përgjigje për këtë pyetje të rëndësishme, transmeton lajmi.net.
“E dashurë, Maja Kocijançiç, kanë kaluar më shumë se tre javë që kur shqiptarët pretenduan e ishin helmuar në baza etnike në KQZ. Ju lutem që të na jepni një përgjigje se çfarë ishte kjo. Sa të jem gjallë nuk do të heq dorë nga kërkimi i përgjigjes për këtë pyetje të rëndësishme. Më vjen keq që kjo çështje për të cilën u pohua se serbët e bën një veprim të tillë nuk u diskutua nga BE dhe Palmer. Faleminderit paraprakisht”, ka shkruar presidenti serb.
Po ashtu, në mes të muajit tetor, Vuçiq i dërgoi një letër Kocijançiçit duke këmbëngulur që BE t’i përgjigjet për rastin e helmimit të anëtarëve të KQZ-së. Ajo u përgjigj se janë në pritje të rezultateve të hetimit dhe se misioni i BE-së i cili monitoron zgjedhjet në Kosovë po e ndjek këtë çështje me kujdes.