Helmohen 56 studentë në Shqipëri, arrestohet një tekonologe dhe kuzhinieri

10:40 | 07 Maj 2026
helmohen-56-studente-ne-shqiperi,-arrestohet-nje-tekonologe-dhe-kuzhinieri

56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në ambientet e këtij institucioni.

Kjo ka bërë që ata të detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e kësaj, janë arrestuar dy persona, tekonologia dhe kuzhinieri i kompanisë private që kishte kontratë për furnizim me ushqim për këtë institucion.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe administratorja.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, Akademia e Sigurisë në Shqipëri ka kontratë me një kompani private, e cila ofron shërbimin e kateringut për tre vaktet ushqimore të studentëve.

Komento: