Hëna në prill, ja pse nuk duhet ta humbisni sot në mbrëmje

20:53 | 26 April 2021

Kjo hënë e ka marrë emrin nga lulëzimet rozë.

Hëna e plotë e prillit është hëna ‘rozë’, e cila është super e madhe dhe ndritshme. Nuk duhet ta humbisni në qiellin e mbrëmjes së sotme!

Kjo hënë do të jetë në maksimumin e saj mbrëmjen e sotme në orën 23:32. Super hënat shfaqen më të mëdha dhe më të shndritshme sepse janë më afër Tokës.

Sipas disa përkufizimeve, prilli do të ketë një nga katër super-hënat.

Kjo super-hënë do të jetë hëna e dytë e plotë më e afërt e vitit, sipas EarthSky.

Kjo hënë e ka marrë emrin nga lulëzimet rozë të pranverës së hershme të bimës Phlox Subulata.

Fiset amerikane vendase në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë emrat e tyre për hënën. Shumë nga ata emra shoqërohen gjithashtu me shenja të pranverës, përfshirë shkrirjen e borës dhe kthimin e shpendëve pas shtegtimit të tyre gjatë dimri.

Për të krishterët e Lindjes, kjo është hëna e plotë para Pashkëve, e quajtur Hëna Paskale.

Kjo hënë e plotë është gjithashtu afër mesit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të cilën myslimanët e vëzhgojnë për nder të Kuranit.

Komento: