Henry befason me punën e re pas dështimit në Monaco

09:50 | 29 Mars 2019

Legjenda franceze Thierry Henry lë pas dështimin te Monaco, gjen punë të re.

Henry është gati të lë pas përvojën aspak të mirë te Monaco, për t’iu rikthyer punës në futboll.
Legjenda franceze mori drejtimin e Monacos në fillim të këtij sezoni, dhe pas qëndrimit prej 140 ditësh u shkarkua në mungesë të rezultateve.

Mediet në Angli raportojnë se Thierry Henry do të rikthehet te skuadra e Belgjikës, pjesë e së cilës ka qenë para se të emërohej trajner i Monacos.

Henry te Belgjika ka qenë asistent i Roberto Martinez.

Ende nuk dihet se cili do të jetë roli i ri i Henry te Belgjika, por me gjasë ai kontributin e tij do të jap sërish në stërvitje.

Thierry Henry si futbollist ka pasur një karrierë të pasur, duke veshur fanellat e skuadrave si Monaco, Juventus, Arsenal dhe Barcelona.

Komento: