Henry kandidat serioz për ta marr drejtimin e Belgjikës

14:27 | 03 December 2022

Henry, një prej kandidatëve për ta zëvendësuar Roberto Martinezin.

Thierry Henry është njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar trajnerin, tashmë të larguar të Belgjikës, Roberto Martinez.
Henry, që ishte asistent i Martinezit, mund t’i marrë frenat në dorë për ta rimarrë detyrën e trajnerit.

Siç dihet, francezi e ka një eksperiencë me Monacon që nuk i shkoi fare mirë.

Pos tij, të përfolur për postin e trajnerit te “Djajtë e Kuqë” janë edhe Philipp Clement dhe Vincent Kompany.

Mbetet të shihet nëse do t’i besohet një post i tillë legjendës së Arsenalit.

Komento: