Henry po dështon si trajner, afër shkarkimit

12:37 | 24 Janar 2019

Thierry Henry ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë, por nuk po i shkon puna mirë edhe në cilësinë e trajnerit.

Henry duket se po dështon në tentimin e tij për ta shpëtuar sezonin e skuadrës së Monacos.

Pas vetëm tre muajve në detyrë, ai është afër që të përshëndetet me stolin e skuadrës nga principata.

“Mirror” shkruan se Henry është afër që ta humb vendin e tij të punës, si pasojë e startit të tmerrshëm në karrierën prej trajneri, transmeton lajmi net.

Përgjigjen për të ardhmen e tij, francezi do ta marr në 48 orët e ardhshme.

Befasi edhe më e madhe është se po konsiderohet rikthimi i Leonardo Jardim, i cili u shkarkua në muajin tetor.

Komento: