Heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës rreth 150 policët e ‘sëmurë’

08:22 | 16 March 2019

“Shërohen” 150 policët e “sëmurë”, heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës.

Zyrtarët policorë që për afro 12 vjet kanë marrë pensione nga buxheti i shtetit, me arsyetimin se janë të sëmurë mentalë, ka tre muaj që “vullnetarisht” kanë hequr dorë nga ky përfitim financiar.

Në pjesë e madhe e këtyre policëve, siç është informuar gazeta, mbajnë pozita të larta në institucionin kryesor ku kryhen hetimet, përfshirë edhe ato për mashtrim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këta zyrtarë policorë dyshohet se kanë mashtruar shtetin duke u prezantuar si persona me paaftësi psikike si pasojë e luftës, me qëllim që të sigurojnë pensionin invalidor. Numri i tyre është rreth 100. Janë edhe 50 zyrtarë të tjerë policorë që përfitojnë pensione të invaliditetit fizik.

Një hetim i nisur për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare ka bërë që këta zyrtarë policorë të deklarohen të rikuperuar nga dëmet fizike e psikike që ua ka sjellë lufta dhe se të njëjtët refuzojnë që t’i marrin këto pensione. Këtë e ka konfirmuar për gazetën Policia e Kosovës.

Komento: