Heqja e masave financiare nga BE, bizneset e Kosovës e quajnë zhvillim pozitiv për ekonominë

16:40 | 17 Mars 2026
heqja-e-masave-financiare-nga-be,-bizneset-e-kosoves-e-quajne-zhvillim-pozitiv-per-ekonomine

Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka vlerësuar si një lajm shumë pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave financiare ndaj Kosovës.

Sipas tyre, ky vendim paraqet një zhvillim të rëndësishëm dhe inkurajues për ekonominë e vendit, duke hapur rrugë për më shumë mundësi financiare dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Masat, të cilat ishin në fuqi për një periudhë të caktuar, konsiderohen se kishin ndikuar negativisht në sektorin e biznesit, duke kufizuar qasjen në fonde dhe duke penguar realizimin e projekteve zhvillimore.

Heqja e tyre, sipas Lidhjes së Bizneseve, pritet të përmirësojë klimën e investimeve, të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik me partnerët ndërkombëtarë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike të Kosovës. Tutje, Lidhja ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe forcimit të partneritetit me institucionet evropiane, me qëllim të sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit në tregjet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Komento: