
Fitore Pacolli thtoë se Qeveria e Thaçit e hoqi reciprocitetin me Serbinë.
Pas heqjes së masës së reciprocitetit nga qeveria Hoti kanë ardhë reagimet e para nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli thotë se kjo është qeveria e Thaçit.
Ajo thekson se nga sot të gjitha maunet që vijnë nga Serbia lejohen të hyjnë brenda territorit të Kosovës.
Ja postimi i saj i plotë:
QEVERIA E THAÇIT:
Nga sot të gjitha maunet që vijnë nga Serbia LEJOHEN të hyjnë brenda territorit të REPUBLIKËS SË KOSOVËS me:
1. Dokumente që KUNDËRSHTOJNË KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;
2. I referohen me REPUBLIKA E SERBISË;
3. Përmbajnë çfarëdo elementi që MOHON PAVARËSINË dhe SOVRANITETIN e REPUBLIKËS SË KOSOVËS .
Shtet PA DINJITET e PA SOVRANITET
