Heqja e vizave për bartësit e pasaportës serbe që jetojnë në Kosovë, Tahiri: Goditje e madhe ndaj shtetit tonë

16:06 | 27 Korrik 2024
heqja-e-vizave-per-bartesit-e-pasaportes-serbe-qe-jetojne-ne-kosove,-tahiri:-goditje-e-madhe-ndaj-shtetit-tone

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë nga ana e BE-së, paraqet një precedent të rrezikshëm dhe një goditje e madhe ndaj shtetit tonë.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ky veprim përligj dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe saboutes.

“Njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë nga ana e BE-së, për një numër të qytetarëve tanë, paraqet një precedent të rrezikshëm dhe një goditje e madhe ndaj shtetit tonë. Ky veprim përligj dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe saboutes, dhe si i tillë lejon goditjen dhe ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë në sovranitetin institucional të Republikës së Kosovës nga ana e strukturave serbe. Kjo, nuk ka asgjë të bëjë me të drejtat e njeriut dhe as me ofrimin e mundësive të barabarta, sepse ato i ofron Kosova në nivelin më gjithëpërfshirës dhe më ekskluziv për serbët e Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kjo ndodhi sepse kjo qeveri ishte e zënë me populizëm, me luftimin e mediave të lira, me ngulfatjen e demokracisë.

“Kjo nuk ndodhi në një ditë, kjo ndodhi sepse kjo qeveri ishte e zënë me populizëm, me luftimin e mediave të lira, me ngulfatjen e demokracisë, duke mos pasur kohë për informim dhe afirmim të pozicioneve tona shtetërore në instancat e BE-së. Kjo ndodhi sepse krerët tanë institucional, ishin të zënë me ping pongun me temën e asociacionit. Harruan se Serbia vepron hapur dhe në fshehtësi!”, është shprehur Tahiri.

https://www.facebook.com/share/BibiB8U6Vy2BAuJ1/?mibextid=WC7FNe

Komento: