Heqja pjesërisht e taksës ndaj Serbisë nga Qeveria Kurti, ky është reagimi i Haradinajt

20:33 | 20 Mars 2020

Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria që e hoqi taksën pjesërisht, po largohet me trup.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti që sot e hoqi taksën për lëndën e parë ndaj mallrave të Serbisë, ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, edhe po largohet me turp.

“Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se kjo me këtë veprim u zhvlerësua kundërvlera për marrëveshjen finale dhe e humbi kreditin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht me te SHBA’ja”, ka thënë Haradinaj.

Komento: