
AC Milan arrrin marrëveshje me një mbrojtës anësor, e merr te Young Boys-at-i
Skuadra e Milanit është duke e bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për Zachary Athekame, i cili tashmë ka arritur marrëveshje me klubin nga Serie A, shkruan Indeksonline.

20-vjeçari është mbrojtës i krahut të djathtë, i cili luan edhe te Kombëtarja e Zvicrës në grupmoshat e reja U21.
Siç raporton Fabrizio Romano, Milan do të paguajë rreth 10 milionë euro për lojtarin zviceran.