Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Rossonerët” barazuan 1:1 mbrëmë në ndeshjen e dytë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por triumfuan 1:2 me rezultat të përgjithshëm.
Milani këtë të arritur e ka shënuar për herë të fundit para 16 vjetësh, në edicionin 2006/2007.
Atë botë, futbollistët e klubit nga qyteti i modës edhe e fituan trofeun e çmuar duke triumfuar 2:1 në finale kundër Liverpoolit.
Milani ka shtatë trofe të ligës më prestigjioze evropiane për klube në histori.
Në gjysmëfinale, “Rossonerët” do të përballen me fituesin e takimin Inter – Benfica (2:0).