Hernandez mund të pësojë keq nga Federata e Futbollit Italian

11:57 | 17 Mars 2021

Federata e Futbollit Italian do të hetojë postimin e Theo Hernandez.

FIGC ka hapur një hetim mbi postimin e mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez, në rrjetet sociale duke fyer arbitrin Fabrizio Pasqua.

Lojtari i Rossonerëve dukej se i kishte shpëtuar një dënimi të mundshëm, por tani raportohet se Prokuroria e FIGC do të shikojë postimin e mbrojtësit francez në mediat sociale, të cilin ai e hoqi menjëherë.

Hernandez ishte shumë i mllefosur pas humbjes 1-0 ndaj Napolit dhe thuhet se shfryu zemërimin e tij në mediat sociale kundër zyrtarit të ndeshjes.

Ante Rebic u dënua për dy ndeshje pas dërgimit të tij kundër Partenopei, ndërsa kapiteni Gigio Donnarumma u gjobit me 10,000 € për reagimin e tij.

Komento: