Theo Hernandez zbulon sekretet pse Milani fitoi titullin sezonin e kaluar në Serie A.
Theo Hernandez pranon se nuk u mbrojt mirë kur mbërriti te Milani dhe shpjegon sekretet pas fitores së titullit të kuqezinjve sezonin e kaluar.
Francezi iu bashkua kuqezinjve në një marrëveshje të përhershme prej 20 milionë eurosh nga Real Madrid në vitin 2019 dhe shpejt u bë titullar i rregullt në San Siro.
“Kur mbërrita, nuk u mbrojta mirë, tani jam përmirësuar, por mund të bëj edhe më shumë”, ka thënë fillimisht Hernandez për Rivista Undici.
“Jam shumë i lumtur, tifozët më duan, ekipi është i fortë dhe ne mund të punojmë mirë”.
Theo nënshkroi një kontratë të re me Milanin shkurtin e kaluar, duke zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në qershor 2026.
Kuqezinjtë kanë humbur tre ndeshje në 11 takimet e para në të gjitha garat këtë sezon, por janë vetëm tre pikë prapa liderit të Serie A, Napoli dhe janë në garë për t’u kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
“Shokët e mi dhe unë duam të bëjmë histori te Milani. E kemi nisur mirë sezonin e ri dhe duam të vazhdojmë, tifozët gjithmonë na ndihmojnë”.
“Grupi është i rëndësishëm, ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm, me lojtarë të fortë. Të gjithë jemi miq të vërtetë. Ne jemi të rinj, por jo shumë të rinj, kështu që të gjithë po përmirësohemi si lojtarë dhe si ekip. Kjo është arsyeja pse fituam titullin sezonin e kaluar: ne punuam mirë së bashku dhe trajneri na ndihmoi”.