
Një mashkull kosovar është arrestuar në Pejë pas gjetjes dhe konfiskimit të mbi 3 gramëve të substancave të dyshuara narkotike, heroinë dhe kokainë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hasan Riza” dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar mbi 3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.